Connect with us

“Forca e Ligjit”, lirohet një nga të arrestuarit paraplegjik

Kuriozitete

“Forca e Ligjit”, lirohet një nga të arrestuarit paraplegjik

“Forca e Ligjit”, lirohet një nga të arrestuarit paraplegjik

Është lënë i lirë nga gjykata një nga tre të arrestuarit në operacionin e bujshëm policor “Forca e Ligjit”, i zhvilluar më 15 nëntor në qytetin e Fierit.

Në vendimin e saj gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Kujtim Kuçin.

Shkak për këtë vendim ka qenë sipas gjykatës gjendja shëndetësore e të lartpërmendurit pasi është në karrige me rrota.

Ndërkohë që dy të arrestuarit e tjerë, Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, vazhdojnë të mbeten në burg.

Në njoftimin për mediat të një jave më parë, policia i cilësonte tre të arrestuarit si anëtarë të një grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbim të personit. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top