Connect with us

Dorëhiqet pas 37 vitesh në pushtet Presidenti i Zimbabwe

Kuriozitete

Dorëhiqet pas 37 vitesh në pushtet Presidenti i Zimbabwe

Dorëhiqet pas 37 vitesh në pushtet Presidenti i Zimbabwe

Është mbyllur epoka e kreut më të vjetër të shtetit në botë. Pas 37 vitesh në pushtet, Presidenti i Zimbabwe Robert Mugabe ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme.

vendimi është bëër publik këtë të martë nga kryetari i parlamentit të vendit, për t’i hapur rrugë kështu zhvillimit të vendit.

Muajin e fundit, Mugabe ishte përballur me një sërë akuzash e revoltash popullore, për gjendjen e vështirë ekonomike në të cillën e ka futur vendin.

Madje, ai arriti të rezistojë dy javët e fundit, edhe pse ushtria mori me forcë pushtetin ndërsa ai u dëbua nga partia e tij Zanu-Pf.

Mugabe, i cili ishte një figurë kyçe në pavarësinë e vendit, u shndërrua në diktator për Zimbabwen duke qëndruar në krye të shtetit për 37 vite me radhë duke u kthyer kështu në kreun më të vjetër të shtetit në botë. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top