Connect with us

Hajdutja seriale në Tiranë, vjedh sërish dy ditë pasi doli nga burgu

Kuriozitete

Hajdutja seriale në Tiranë, vjedh sërish dy ditë pasi doli nga burgu

Hajdutja seriale në Tiranë, vjedh sërish dy ditë pasi doli nga burgu

Megjithëse një vit më parë është dënuar nga gjykata e Tiranës me 2.6 vite burgim për vjedhjen e gruas së një ish-funksionari të Policisë së Shtetit, Rozalina Konomi është arrestuar sërish, vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga qelia.

41-vjeçaria që është kthyer në tmerrin e frekuentuesve të një qendre tregtare në Tiranë, mund të quhet gruaja kleptomane, që mendon vetëm për të vjedhur. Viktimat e saj janë gratë, e cila shfrytëzon momente kur ato janë të pakujdesshme dhe menjëherë Konomi ndërhyn, duke i vjedhur çantat e dorës apo portofolat.

Një vit më parë viktimë e kësaj kleptomaneje është bërë bashkëshortja e ish-drejtuesit të policisë, të cilës i vodhi nga çanta një sasi lekësh. Për këtë vjedhje Rozalina u zbulua menjëherë dhe u arrestua, duke u dënuar më pas me 2.6 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo u dënua përfundimisht me 1.6 vite burgim.

Por pasi ka kryer dënimin në 17 nëntor 2017 ajo ka dalë nga qelia. Vetëm dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, Rozalina në 19 nëntor 2017 ka shkuar sërish në ambientet e qendrës tregtare dhe ka bërë goditjen e radhës, shkruan Shqiptarja.com. Më konkretisht Konomi ka vjedhur çantën e dorës dhe një telefon “Iphone 6”, teksa gruaja ka qenë duke pirë kafe, kur ka vënë re se i mungonte çanta e dorës. Ajo menjëherë ka denoncuar vjedhjen në stafin e sigurisë së qendrës, të cilët në kohë rekord kanë monitorua kamerat e sigurisë dhe kanë konstatuar gruan që kishte vjedhur çantën.

Pas vëzhgimit të mirë të kamerave ka rezultuar se gruaja që kishte vjedhur çantën ishte ende në ambientet e brendshme të qendrës, dhe më konkretisht po priste në stacionin e jashtëm të autobusit të kësaj qendre. Rozalina Konomi qëndronte ulur në stacion kur punonjësit e sigurisë e kanë ndaluar dhe më pas kanë njoftuar policinë e rendit. Nga verifikimet ka rezultuar se gruaja kishte vetëm dy ditë që ishte liruar nga burgu.

Konomi njihet nga policia si person me precedentë penale dhe se kryesisht vjedh gratë. Tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë masën e arrestit në burg. Ndërkohë njëherësh organi i akuzës do kërkojë dhe kryerjen e ekspertimit psikik për të, pasi dyshohet se kjo grua vuan nga mania e kleptomanisë. Konomi është arrestuar dhe dënuar shumë herë nga gjykatat e vendit dhe për këtë prokuroria kërkon kryerjen e një akti ekspertimi mjeko-ligjor.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top