Kuriozitete
Meta flet nga Maqedonia, zbulon si është raporti mes tij dhe Ramës
Meta flet nga Maqedonia, zbulon si është raporti mes tij dhe Ramës
Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka ngjallur interesin e mediave me praninë e tij atje.
Kreu i shtetit shqiptar në një intervistë për televizionin ‘Alsat’ është pyetur edhe se si është raporti mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.
Duke folur për emisionin “200” të Nazim Rashidit, Meta ka buzëqeshur kur i është drejtuar kjo pyetje, duke thënë se raportet politike tashmë nuk kanë asnjë ndikim tek sjelljet apo veprimet e tij, pasi ai është President i vendit.
Në këtë linjë ai shtoi se e vetmja “parti” me të cilën ai merret është Kushtetuta e Shqipërisë.
Cili është raporti juaj me Edi Ramën?
Raportet midis politikë me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet tek sjelljet dhe veprimet e mia si President. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është Kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do. Një nga arsyet që u zgjodha si President ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.