Connect with us

Big Mama zbulon historinë e trishtë që fshihet pas emrit të saj

Kuriozitete

Big Mama zbulon historinë e trishtë që fshihet pas emrit të saj

Big Mama zbulon historinë e trishtë që fshihet pas emrit të saj

Ajo njihet nga të gjithë si Big Mama dhe shumë pak e dinë emrin e saj të vërtetë, i cili është krejt tjetër.

E ftuar pasditen e kësaj të marte në emisionin “Rudina”, ajo ka zbuluar se emrin e saj të vërtetë e ka Besiana.

Po ashtu ajo ka treguar se Big Mama është një emër të cilin ia ka vënë një miku i saj në moshën 17-vjeçare, i cili nuk jeton më.

“Emrin Big Mama ma ka lënë shoku im i ngushtë i ndjerë. Unë isha 17-vjeç, Liraku ishte 18. Kur dola për herë të parë në skenë me emrin e vërtetë, Besiana nuk pati ndonjë impakt, ndërsa një vit më vonë, pas ndarjes së tij nga jeta, kur dola me këtë emër në kujtim të tij, impakti ishtë i jashtëzakonshëm. Në këtë mënyrë do ta kujtoj gjithmonë”, u shpreh këngëtarja.

Big Mama ka treguar gjithashtu se mikut të saj që nuk jeton më i ka kushtuar edhe një këngë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top