Kuriozitete
U var në burg, dëshmia e fortë: Florianin patën kohë ta shpëtonin, po e lanë të vdiste
U var në burg, dëshmia e fortë: Florianin patën kohë ta shpëtonin, po e lanë të vdiste
Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në burgun e Shënkollit, ku një i burgosur është gjetur i vdekur. Por dje një tjetër i burgosur ka bërë një denoncim, dhe sipas tij 20-vjeçarin e kanë lënë të vdes, pasi nëse do ti jepet ndihma ai mund të jetonte. Më poshtë mesazhin që është dërguar nga një i burgosur:
‘Përshëndetje Joq! JU shkruaj për atë djalin që vdiq sot, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që mbrëmë dhe s’kanë marrë asnjë masë për të, vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin. T’i masësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë! Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetese. Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll me i ardhë në ndihmë Florianit që vari vetën, po shkurt e shqip këtu se rruan kush. Erdhën mediat sot pas derës së burgut dhe nuk i kan lënë me hyr fare dhe vetëm i kanë dezinformu.”
Lezhë, gjendet i varur një i dënuar në burgun e Shën Kollit
I dha fund jetës me vetëvarje në burg, zbulohet kush ishte i riu dhe krimi për të cilin ishte dënuar
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.