Kuriozitete
Albinen, fshati zviceran që ofron 70 mijë euro për kë transferohet atje
Albinen, fshati zviceran që ofron 70 mijë euro për kë transferohet atje
Në Albinen, kanton i Zvicrës, komuna ka studiuar një plan për të rikthyer banorët. Fshati përrallor është një thesar i fshehur mes maleve, shumë i preferuar nga turistët, por që tashmë jetojnë shumë pak njerëz, për shkak se është i izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Vendimi erdhi pasi shkolla lokale u detyrua të mbyllej, pasi u larguan dhe tre familjet e fundit bashkë me tetë fëmijët e tyre. Familjeve që vendosin të blejnë apo ndërtojnë një shtëpi në Albinen do i ofrohen rreth 21 mijë euro për çdo të rritur dhe 10 mijë euro për çdo fëmijë.
Një familje e cila do të vendoste të transferohej në Albinen për të jetuar do të merrte një shumë të përafërt me 70 mijë euro. Një inciativë tunduese, e cila do të shoqërohet me një sërë dobish të fshatit, si peisazhi përrallor, bukuria dhe qetësia e apleve.
Por për t’u vënë në jetë, projekti duhet të kalojë në referendum për të marrë mendimin e banorëve të zonës, shkruan noa.al.
Por ka edhe disa limitime lidhur me kushtet ekonomike dhe moshën. Komuna e Albinen synon që të pranojë vetëm persona nën moshën 45-vjeçare, të cilët për të përfituar shumën e parave duhet të qëndrojnë në fshat për së paku 10 vjet.
Po ashtu shtëpia që duhet të blejnë ose ndërtojnë duhet të vlejë së paku 200 mijë franga, ose thënë ndryshe rreth 170 mijë euro dhe të jetë rezidenca bazë.
Banorëve të ardhshëm do ju paguhet edhe një siguracion prej 100 mijë frangash në vit.
“Është një investim për të ardhmen e fshatit tonë”, thuhet në njoftimin e komunës, drejtuar banorëve të paktë që kanë mbetur. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.