Kuriozitete
Në shtëpinë e Turit dhe Orindës, nusja e re tregon jetën pas martese
Në shtëpinë e Turit dhe Orindës, nusja e re tregon jetën pas martese
Orinda dhe Turi i dhanë fund beqarisë në 7 korrik të këtij viti. Dasma e tyre ishte ndër më të komentuarat e showbiz-it dhe ndër më të bukurat gjithashtu. Por sot për Tirana Post bukuroshja e ekranit ka treguar disa nga qoshkat e shtëpisë së saj. Ajo ka treguar se ka një ambient shumë të madh ndenjeje me një kënd super gjigand.
Shtëpinë e kishim parë në setin e përgatitjes së saj për dasmën dhe ndoshta edhe në ndonjë postim Instagrami, por këtë herë hapësira moderne që Turi dhe Orinda e kanë arreduar sipas shijes së tyre, duket shumë më e ngrohtë. Prej vatrës së ndezur sigurisht, por edhe prej bisedave që rrotullohen rreth gatimit dhe përqafimeve në divan.
"Kemi pasur të njëjtin problem në shtëpinë e prindërve, apo në shtëpitë e tjera ku kemi jetuar bashkë: nuk qëndronim dot shtrirë nga i njëjti krah sepse nuk kishte hapësirë mjaftueshëm. Kështu që investuam në një divan të bollshëm që mos të godisnim njëri-tjetrin me shqelma", ka thënë Orinda.
Ndërkohë me uljen e temperaturave dhe shkurtimin e ditëve, kalojnë orë të tëra mbi atë divan, gjatë mbrëmjeve, edhe pse jo aq shumë sa do donin, për shkak të angazhimeve të të dyve. Shohin filma, hanë gështenja ose fara të pjekura, pinë çaj apo verë të ngrohtë…
Kjo, pasi Orinda ka përgatitur darkën. I jep kënaqësi përgatitja e të paktën një vakti dhe është e zonja mjaftueshëm për të kënaqur Turin dhe veten me recetat që përgatit. Në të vërtetë, me ç'ka thënë nusja e re, në shtëpi më shumë punë bën ajo sesa Turjani, siç e thërret bashkëshortin e saj që nga dita e parë.
Ai as oxhakun nuk e ndez. Madje dhe kur Orinda ia lë gati, vetëm sa për të ndezur shkrepësen. Ai e provon, oxhaku nuk ndizet dhe ai ndez kondicionerin, por Orinda megjithëse është ekspresive nuk kthen në arsye grindjeje çdo neglizhencë të Turit.
Ajo i merr me sportivitet ato dhe sa shkon kjo fjalë për skenën e çdo dite kur Orinda argëtohet me shkelmimin si top të atleteve që Turi i lë në mes të shtëpisë! Edhe pazarin ajo e bën, por kjo nuk do të thotë që Turi nuk sjell në shtëpi ato që kanë mbaruar apo i kanë dalë nga mendja Orindës. Janë të ndryshëm, por merren vesh mirë.
Siç janë marrë dhe për arredimin e shtëpisë. Duket si një sipërmarrje gjigante dhe nuk ka qenë e vogël, megjithatë, siç thotë Orinda, ti shpenzon tri herë më shumë po të marrësh një arkitekt, ndërsa vetë mund t'i japësh fytyrën që do shtëpisë dhe gjerësinë e ëndërruar, divanit.
Dhe si gjithnjë ajo nuk ka ngurruar të flasë edhe për pjesëtarët e rinj që do t’i bekojnë në të ardhmen: “Besoj që planet e Perëndisë nuk i ndryshon dot njeri, kështu që të dy duam shumë të kemi një familje të madhe. Uroj që të bekohemi”, ka përfunduar Orinda. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.