Connect with us

PS: PD dëmton shëndetin, kthen në politikë shumë investime dhe funksione të shtetit

Kuriozitete

PS: PD dëmton shëndetin, kthen në politikë shumë investime dhe funksione të shtetit

PS: PD dëmton shëndetin, kthen në politikë shumë investime dhe funksione të shtetit

Partia Socialiste thotë se Partia Demokratike dëmton shëndetin. Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Ervin Bushati tha sot se produkte të rrezikshme në treg mbajnë paralajmërim nëse dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.

“Partia Demokratike, në mënyrë të përsëritur, kthen në politikë shumë investime apo funksione të shtetit: investimet në shkolla, investimet në rrugë, PPP etj. PD politizon procesin e kontrollit bazë të shëndetit (check-up): qartësisht 27% të qytetarëve që nuk marrin pjesë sot në këtë skemë të parandalimit të sëmundjeve është ekzaktësisht sa përqindja e votuesve të PD”, u shpreh Bushati.

Ai shton se në një shoqëri civile mund të mirëkuptohet PD dhe thirrjet qesharake sipas tij, për të mos shijuar investimet e qeverisë: sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri apo dhe Bulevardin e Ri të Tiranës.

“Ndryshon puna kur i bën thirrje qytetarëve të mos kujdesen për shëndetin e tyre. Ndoshta ka ardhur koha që ministria e linjës të nxjerrë një paralajmërim zyrtar: Partia Demokratike Dëmton Shëndetin!”, tha ndër të tjera Ervin Bushati. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top