Kuriozitete
Radarët, qeveria blen pajisje nga Amerika
Radarët, qeveria blen pajisje nga Amerika
Në një kohë që reaplikat në distancë mes mazhorancës dhe opozitës nuk mungojnë lidhur me çështjen e krimit dhe të trafikut të narkotikëve, qeveria shqiptare ka miratuar blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore FAZA1.
Kontrata e nënshkuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe kompania amerikane, është miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë.
Marrëveshja fillestare me kompaninë amerikane është nënshkruar në Tiranë më 15 mars të vitit 2005.
Kjo marrëveshje vjen pak kohë pas debatit të fortë të funksionimit apo jo të radarëve në det. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.