Connect with us

Fleckenstein: Amerikanët po ndjekin me vëmendje dosjen Tahiri

Kuriozitete

Fleckenstein: Amerikanët po ndjekin me vëmendje dosjen Tahiri

Fleckenstein: Amerikanët po ndjekin me vëmendje dosjen Tahiri

Amerikanët po ndjekin me vëmendje hetimin ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deklarata e fortë këtë radhë vjen drejtpërdrejtë nga Brukseli, më konkretisht nga eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Në një intervistë për ABC Neës, Fleckenstein thekson se çështja Tahiri është në hetim e sipër, dhe se vetë amerikanët kanë vëmendje të shtuar ndaj kësaj dosje.

“Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë. Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi procesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të ciliën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”. theksoi Fleckenstein

Eurodeputeti ndalet tek procesi i hapjes së negociatave për vendin tonë, për të cilin thotë se nuk ka rrugë tjetër nga BE veçse hapjes së dritës jeshile për Shqipërinë.

Megjithatë ai nënvizon se për të ja arritur kësaj Shqipëria duhet të japë rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, procesit të Vettingut dhe 5 prioriteteve.

“Unë mendoj, se vendimi për hapjen e negociatave duhet të merret sa më shpejt në Bruksel. Duhet të tregojmë, se duam të hapin negociatat e anëtarësimit. Ka një vullnet të qartë të Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian dhe shtetet anëtare duhet të marrin një vendim për këtë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së negociatave. Kush do t’a bëjë këtë në Shqipëri? Jam i sigurtë që qeveria do të gjejë një zgjidhje, pasi ajo është zgjedhur për këtë. Sigurisht që i takon opozitës që të tregojë nëse ka gabime dhe unë e marr seriozisht faktin, që mund të ketë gabime. Ne duhet t’i shohim ato dhe ndoshta ne mund të japim ndihmën tonë. Por shtrohet pyetja se si mund të thuhet që kjo qeveri nuk mund t’ia dali këtij procesi, ndërkohë që qytetarët kanë vendosur ndryshe”. u shpreh eurodeputeti (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top