Kuriozitete
Zbulohen emrat e ish-zyrtarëve të lartë, Prokuroria kërkon arrestimin e tyre
Zbulohen emrat e ish-zyrtarëve të lartë, Prokuroria kërkon arrestimin e tyre
Zbardhen emrat e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-arresti.
Ata janë Jael Çela, ish-drejtor i Policisë Vlorë, Alban Çela, ish-drejtor i Policisë Shkodër, dhe Sokol Bode, ish-drejtor i Postës në Dhërmi.
Ky vendim i organit të akuzës, vjen një ditë pasi mori në dorë dosjen e përkthyer prej 1 mijë e 800 faqesh, në të cilën është zbardhur e gjitha veprimtaria e vëllezërve Habilaj.
Përkthimi u bë nga ekspertë të ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në dosje përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Urdhër-arrestet për tre ish-funksionarët e lartë janë depozituar tashmë në polici, dhe pritet ekzekutimi i tyre. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.