Kuriozitete
I frikshëm! Rusia ekspozon bombarduesin e ri supersonik
I frikshëm! Rusia ekspozon bombarduesin e ri supersonik
Një bombardues i ri Tupolev Tu-160, me rreze të gjatë, i pari që nga viti 1992, doli nga hangari pasi Rusia rifilloi prodhimin e bombarduesit më të madh operativ në botë që NATO e pershkruan si Blackjack.
Modeli i ri Tu-160, i quajtur mjelma e bardhë në Rusi, u ekspozua të enjten në Fabrikën e Aviacionit në Moskë.
Avioni u ndërtua nga pjesë të ruajtura që nga koha sovjetike, për të provuar nëse fabrika ishte e aftë të rifillonte prodhimin serial të bombarduesve legjendarë.
Bombarduesi tani do t’i nënshtrohet testimit në terren, para se të nrihet në qiell në shkurt të vitit 2018. Prodhimi serial i Tu-160, i cili ka mbetur i bllokuar që nga viti 1992, do të rifillojë pasi të provohet se përputhet me kriteret e dhën.
Blackjack është avioni më i madh luftarak në botë, me peshë maksimale të ngritjes prej rreth 275 ton. Mund të mbulojë një distancë prej më shumë se 12.000 kilometra pa karburant.
Distanca rekord e mbuluar gjatë një fluturimi ishte 18,000 kilometra, duke shpenzuar më shumë se 24 orë në ajër. Bombarduesi është i pajisur me krahë të ndryshueshme, të cilat mbështillen kundër palosjes kur kalojnë në shpejtësi supersonike.
Tu-160 dhe avionë të tjerë me rreze të gjatë rifilluan fluturimet patrulluese mbi Paqësor dhe Atlantik në vitin 2007. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.