Connect with us

Përplasen live në emision dy ushtarakët e lartë: Emërove njerëz që pinë raki gjithë ditën

Kuriozitete

Përplasen live në emision dy ushtarakët e lartë: Emërove njerëz që pinë raki gjithë ditën

Përplasen live në emision dy ushtarakët e lartë: Emërove njerëz që pinë raki gjithë ditën

Është karakterizuar me përplasje dhe replika live në emision, këtë të mërkurë debati në Top Story ndërmjet ish-shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo dhe ish-ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Shkak për replikat dhe akuzat mes tyre është bërë debati sa a janë të përfshirë Forcat e Armatosura në trafikun e drogës.

Ka qenë ish-ministri Demiraj që ka akuzuar Bazon se sa ishte në drejtim të FA-ve largoi nga puna njerëzit më të mirë.

Madje Demiraj tha se në vend të tyre janë vendosur persona që rrinin duke pirë raki.

“Të të vijë turp, ke hequr njerëzit më të mirë nga ushtria. Ke hipur në helikopter për t’i përdorur për trafiqe. Kërko falje! Në tre vjet asnjë forcë speciale nuk ka qenë në mision. Caktoi një komandant pijanec, që rrinte rrugëve duke pirë raki. Mbi 70% të forcave komande kanë ikur nga puna sepse u hoqën nga operacionet ndërkombëtare. Nuk është faji i Mimi Kodhelit apo Xhaçkës, por i ushtarakëve, është faji i Jeronim Bazes.”- u shpreh Dritan Demiraj.

Kujtojmë se dy ushtarakët e lartë kanë mbajtur pozicionet më të larta në ushtrinë shqiptare. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top