Connect with us

Zhduken tre ish-zyrtarët e lartë të policisë, SHÇBA nuk i gjen në shtëpi

Kuriozitete

Zhduken tre ish-zyrtarët e lartë të policisë, SHÇBA nuk i gjen në shtëpi

Zhduken tre ish-zyrtarët e lartë të policisë, SHÇBA nuk i gjen në shtëpi

Tre ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit janë shpallur në kërkim pas urdhër-arresteve nga Prokuroria, por duket se ende uniformat blu nuk kanë arritur t’i prangosin.

Fjala është për Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila të cilët kërkohen nga policia pas dyshimeve të Prokurorisë si të përfshirë në dosjen “Habilaj-Tahiri”.

Sipas asaj që raporton Report TV, SHÇBA ka bastisur banesat e tre ish-drejtuesve të policisë, por asnjë prej tyre nuk është gjetur.

Kjo ka ngritur dyshime se ata mund të jenë larguar jashtë vendit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda mesditën e kësaj të mërkure lëshoi urdhër-arreste për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela me akuzën se me mosveprime ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës nga Habilajt.

E njëjta akuzë edhe për ish-drejtorin e kufirit të Dhërmiut, Sokol Bode si dhe ish- shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar Gjergji Kohila. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top