Connect with us

Krim i rëndë në një familje në Kavajë, burri ther me thikë bashkëshorten

Kuriozitete

Krim i rëndë në një familje në Kavajë, burri ther me thikë bashkëshorten

Krim i rëndë në një familje në Kavajë, burri ther me thikë bashkëshorten

Një krim i rëndë në familje është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në fshatin Karpen të Kavajës ku bashkëshorti në banesën e tyre ka goditur me thikë gruan e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është Sami Metushi, 50 vjeç, ndërsa viktima Sose Metushi. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve.

Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë Metushin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën e gruas, por dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri për motive të dobëta.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e 50 vjeçarit, i cili është dërguar në komisariat dhe pritet të merret në pyetje.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top