Connect with us

Bashkia e Tiranës rrit pagat për punonjësit e shërbimit zjarrfikës

Kuriozitete

Bashkia e Tiranës rrit pagat për punonjësit e shërbimit zjarrfikës

Bashkia e Tiranës rrit pagat për punonjësit e shërbimit zjarrfikës

Të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës do të përfitojnë rritje page.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka propozuar sot Këshillit Bashkiak projektvendimin “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të sektorit të mbështetjes e logjistikës së shërbimit zjarrfikës, i cili vjen në kuadër të ndryshimeve në legjislacionin e pagave si dhe të rritjes së nivelit të pagave në nivel qendror dhe vendor.

Në kuadër të rritjes së nivelit të pagave në rang vendi, Këshilli i Ministrave ka miratuar nivelet e pagave për gradë dhe shtesave mbi pagë.

Duke qenë se në organigramën e MZSH-së pozicionet mbështetëse të logjistikes nuk përfshihen në funksionet me gradë dhe rrjedhimisht nuk kanë referencë page në vendimin e Këshillit të Ministrave, del i domosdoshëm miratimi i nivelit të pagave edhe për këto kategori. Propozimi parashikon:

– Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë I të jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën e grupit.

– Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë II të jepet në masën 1% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën bazë.

Aplikimi i pagave të reja për këto kategori propozohet të fillojë nga data 1 Mars 2017 dhe efektet financiare të rritjes së pagave do të përballohen nga buxheti i MZSH-së për vitin 2017.

Të gjitha kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do ta përfitojnë rritjen që nga 1 marsi i këtij viti.

Vetëm pak javë më parë Këshilli Bashkiak miratoi një tjetër vendim sipas të cilit punonjësit e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet morën një pagë shpërblim dhe një shtesë page prej 25% për punën e kryer jashtë orarit zyrtar. “Ne kaluam edhe shpërblim edhe shtesat e pagave për zjarrfikësit. Ajo që na u bë me dije është se ka disa punëtorë të logjistikës që ndoshta nuk kanë statusin zjarrfikës por që janë pjesë e gjithë operacioneve të shpëtimit, të shuarjes së zjarreve apo të emergjencave që gjithashtu duhen trajtuar”, u shpreh Veliaj.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top