Connect with us

Nuk duhet të hani kurrë vetëm! Ky është rreziku serioz që ju kanoset

Kuriozitete

Nuk duhet të hani kurrë vetëm! Ky është rreziku serioz që ju kanoset

Nuk duhet të hani kurrë vetëm! Ky është rreziku serioz që ju kanoset

Personat që hanë shumicën e kohës vetëm, rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre. Ata priret që të preken më lehtësisht nga sëmundjet kardiake dhe diabeti.

Ky fakt u zbulua nga një studim i kryer nga Universiteti i Dongguk në Seul, në Korenë e Jugut, i zhvilluar në spitalin e Ilsan.

Studiuesit pretendojnë se ngrënia vetëm çon në zhvillimin e sindromës metabolike, ose thënë ndryshe një grup problemesh që lidhen me kolesterolin e lartë, tensionin dhe diabetin.

Studiuesit analizuan 7725 persona në moshë madhore në Korenë e Jugut, të cilët shumicën e kohës hanin vetëm dhe zbuluan se ata rrezikonin më shumë që të zhvillonin probleme të tjera shëndetësore.

Studimi i botuar në revistën shkencore “Obesity Research and Clinical Pratice”, nxjerr në pah se meshkujt rrezikojnë dyfish më shumë që të sëmuren në raport me femrat që konsumojnë vetëm dy herë në ditë.

Për meshkujt konsumi i ushqimit vetëm rrit me 45% rrezikun për t’u prekur nga obeziteti dhe me 64% rrezikun për tu prekur nga sindroma metabolike, shkruan noa.al. Rezultoi se meshkujt e pamartuar që hanin vetëm rrezikonin më shumë të vuanin nga sindroma metabolike, më shumë se tre herë në raport me meshkujt që deklaronin se darkonin me dikë tjetër.

Studimi ngre shqetësim lidhur me efektet që ka konsumi i ushqimit vetëm, lidhur me shëndetin fizik dhe psikologjik, një problem më i prekshëm kryesisht tek të moshuarit. Autorët vënë re se familjet po bëhen gjithmonë e më të vogla, shpesh të përbëra nga vetëm një person.

Sindroma metabolike mund të shkaktohet për shkak të kequshqyerjes dhe një regjimi jete aspak të shëndetshëm. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top