Kuriozitete
I VDIQ VËLLAI, DASHNOR DIKO REVOLTOHET NDAJ SHKRIMEVE: JA SI QËNDRON E VËRTETA
I VDIQ VËLLAI, DASHNOR DIKO REVOLTOHET NDAJ SHKRIMEVE: JA SI QËNDRON E VËRTETA
Pak ditë më parë këngëtari Dashnor Diko humbi vëllanë e tij, i cili u nda nga jeta para kohe.
Lajmi i hidhur u raportua gjerësisht në media, por ditën e sotme, këngëtari ka bërë një reagim lidhur me ato që i cilëson informacione të pavërteta për ngjarjen.
Ai thotë se vëllai i tij nuk ka vdekur në gjykatë pas një procesi gjyqësor, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Postimi i plotë i Dashnor Dikos në Facebook
“Mos të lëntë zoti pa shok dhe pa miq… kjo shprehje e urtë popullore ju përket të gjithë juve që më ndenjët pranë fizikisht dhe virtualisht në momentet e humbjes nga jeta të vëllait tim të shtrenjtë, respekte maksimale për të gjithë ju, paçi vetëm gëzime në familjet tuaja dhe zoti ju bekoftë… sa për sqarim për disa portale që nuk dinë të vërtetën e humbjes së vëllait tim dhe për tjetërsimin e të vërtetës nga ana e tyre ku sipas tyre thuhet se (vëllai im ka ndërruar jetë në dyert e gjykatës pasi ka bërë një çështje gjyqësore).
Ju bëj me dije se vëllai im ishte punonjës në atë gjykatë si shofer i kryetares së Gjykatës së Rrethit Tiranë. Mbas një ndërhyrje kirurgjikale kardiake në USA para pak kohësh, nuk mundi që jeta e tij të kishte vazhdim normal, unë nuk mbaj mëri askënd nga ju sepse dhe vetë vëllai më thoshte shpesh. “Mundohu ta bindësh tjetrin me paqe dhe mirësinë tënde”, ju përqafoj të gjithëve. /a.y/noa.al
Zi për këngëtarin Dashnor Diko, humb një njeri shumë të shtrenjtë
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.