Connect with us

Tre oficerët në kërkim, MPB: S’ka gjurmë prej tyre, nga kontrolli në banesa u gjetën prova

Kuriozitete

Tre oficerët në kërkim, MPB: S’ka gjurmë prej tyre, nga kontrolli në banesa u gjetën prova

Tre oficerët në kërkim, MPB: S’ka gjurmë prej tyre, nga kontrolli në banesa u gjetën prova

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme del me deklaratë lidhur me tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, të cilët janë shpallur në kërkim.

SHÇBA thotë se në datë 22 nëntor 2017, rreth orës 10:30 minuta, ka marrë nga Prokuroria për Krimet e Rënda dy urdhra-ndalimi dhe një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, për masë sigurie në mungesë “Arrest në burg”.

Gjithashtu janë marrë për ekzekutim edhe tre vendime të Gjykatës për Krimet e Rënda për ushtrim kontroll banese, mbi bazën e një procedimi të nisur në vitin 2016 nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Tiranë.

Urdhër-ndalimet janë nxjerrë për Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit prill 2017, i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

-Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

– Vendimi i Gjykatës në mungesë për masën e sigurisë “Arrest në Burg” është nxjerrë për shtetasin Sokol Bode, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra në datë 25 tetor 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

Urdhër-ndalimet dhe Vendimet e Gjykatës mbajnë datën 21 nëntor 2017.

Sapo është vënë në dijeni për vendimet, SHÇBA-ja thotë se ka organizuar punën dhe ndarë detyrat për zbatimin e tyre konform Kodit të Procedurës Penale.

Të gjitha veprimet proceduriale nga SHÇBA-ja, pas njohjes me aktet e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës, janë drejtuar nga Prokurorët e çështjes dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, për ndjekjen e hapave proceduriale sipas radhës së veprimeve në interes të hetimit.

Me gjithë kontrollet e ushtruara në banesa dhe vendet ku dyshohej se mund të strehoheshin personat e mësipërm, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre.

Nga kontrolli në banesa dhe ambiente janë sekuestruar prova materiale, të konstatuara si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe i janë dërguar zyrtarisht Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka shpallur në kërkim që prej datës 22 nëntor shtetasit Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila dhe po punohet për kapjen e ndalimin e tyre.

Në datë 23 Nëntor 2017 rreth orës 09:00, me kërkesë të drejtuesit të SHÇBA-së është zhvilluar analizë me prokurorët e çështjes dhe drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, për gjithë veprimet proceduriale të kryera dhe që do të kryhen në vijim, në funksion të këtij hetimi.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur procedurat administrative për nxjerrjen e urdhrave të përjashtimit për këta ish-oficerë.

Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” tre ish-zyrtarët e lartë të policisë dyshohet se me mosveprimet e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa. Ndërsa ka dyshime edhe për favorizimin e tyre në trafikimin e sasive të konsiderueshme të drogës në drejtim të Italisë. /a.y/noa.al

Operacioni për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të policisë u dekonspirua? Nisin hetimet

Zhduken tre ish-zyrtarët e lartë të policisë, SHÇBA nuk i gjen në shtëpi

Zbulohen emrat e ish-zyrtarëve të lartë, Prokuroria kërkon arrestimin e tyre

Dosja "Habilaj", Prokuria lëshon urdhër-arreste për tre ish-zyrtarë të lartë

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top