Connect with us

Basha: Policia si organizatë kriminale, nuk do të lejojmë Ramën të emërojë kryeprokurorin

Kuriozitete

Basha: Policia si organizatë kriminale, nuk do të lejojmë Ramën të emërojë kryeprokurorin

Basha: Policia si organizatë kriminale, nuk do të lejojmë Ramën të emërojë kryeprokurorin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat është shprehur se Policia e Shtetit është kthyer dhe ka funksionuar si një organizatë e strukturuar kriminale.

“Rama e ktheu Shqipërinë në një zonë të lirë për krimin e kriminalizoi policinë me trafikun e drogës për të blerë pushtetin. Krimi i organizuar rrezikon destabilizimin e Shqipërisë. Lufta e vërtetë kundër krimit nis me largimin e Edi Rames i cili është pengesë kryesore për drejtesinë dhe luftën kundër krimit”, tha Basha.

Më tej kreu i PD-së deklaroi se nuk do të lejojë dhe as do të pranojë një Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur nga Edi Rama. "Qëndrimet tona kanë qënë dhe janë të qarta: Prokurorin e përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori këtë sulm të ashpër kundër prokurorëve vetëm sepse kërkuan hetimin dhe arrestimin e Saimir Tahirit, nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm.

As deputetët e PS, që e mbrojtën duke i mbajtur imunitetin. Një Prokuror i Përgjithshëm i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve për Tahirin, Dakon, kupolën kriminale ndaj ne nuk do ta lejojmë dhe as do ta pranojmë kurrë këtë.

Aq më tepër se kjo bie kundër me Kushtetutën dhe i bie që edhe vetë Tahiri ta votojë, – theksoi kryetari i PD. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top