Kuriozitete
“Bionde dhe e bukura e dheut”, Gaz Paja flet për herë të parë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën
“Bionde dhe e bukura e dheut”, Gaz Paja flet për herë të parë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën
Aktori i humorit Gazmend Paja ka qenë mjaft i rezervuar për jetën e tij private. Por ditën e sotme më në fund ai ka folur hapur, duke deklaruar se është i dashuruar.
I ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje në emisionin “Wake Up”, ai ka pohuar se është në një lidhje me një vajzë të cilën e cilëson “e bukura e dheut”.
Prezantuesit e programit e kanë përkufizuar vajzën me këto fjalë, “Bionde, e bukura e dheut, e gjatë, elegante, e qeshur, pozitive, që i qeshin syçkat kur sheh Gazin”.
Nga ana e tij Gazi ka thënë se e kanë marrë me ngadalë lidhjen dhe se po e shijojnë raportin e tyre.
“Është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”, është shprehur aktori.
Po ashtu Gazi ka thënë se nuk bashkëjetojnë ende dhe se i kanë marrë gjërat me qetësi. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.