Kuriozitete
I riu nga Vlora merr lajmin e mirë nga policia pas 8 muajsh
I riu nga Vlora merr lajmin e mirë nga policia pas 8 muajsh
Një 33 vjeçar në Vlorë mund të konsiderohet me fat, pasi policia ka arritur të gjejë automjetin tip furgon që i kishin vjedhur më shumë se 8 muaj më parë.
Furgoni tip “Iveko”, në pronësi të 33 vjeçarit A.A u gjet një ditë më parë në lagjen “Lef Sallata”, teksa ishte i parkuar, i mbyllur dhe i pa dëmtuar.
Mbetet ende mister arsyeja e vjedhjes së furgonit dhe për çfarë mund të jetë përdorur ai gjatë kësaj kohe. Ndërsa dyshohet paraprakisht se autori mund ta ketë braktisur mjetin e vjedhur, i ndjerë frikësuar se policia mund të ketë rënë në gjurmët e tij.
Furgoni u denoncua i vjedhur nga pronari që në mars të këtij viti, teksa blutë e Vlorës kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.