Kuriozitete
Trondit ambasadori amerikan: Tahiri i implikuar në trafik droge
Trondit ambasadori amerikan: Tahiri i implikuar në trafik droge
Një tjetër deklaratë e fortë ka ardhur këtë të enjte nga faktori ndërkombëtar sa i përket dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Fjala është për përfaqësuesin e SHBA-ve në OSBE, Harry Kaiman i cili nga Viena tha se ish-ministri Tahiri rezulton i implikuar në trafikun e drogës.
Duke komentuar situatën politike në Shqipëri, Kaiman theksoi se korrupsioni dhe kriminaliteti vazhdojnë të mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë.
“Në një situatë të tillë, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”, tha i ngarkuari me punë i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.
Zyrtari i lartë amerikan u ndal edhe në çështjet e shumta që po hetohen aktualisht nga Prokuroria lidhur me ndikimin e qeverisë në zgjedhje nëpërmjet punësimeve në administratë.
“Prokurorët në Tiranë po hetojnë aktualisht më shumë se 3,000 raste të punësimeve ose shkarkimeve partiake gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR”, tha Kamian në Këshillin e Përhershëm të OSBE.
Zyrtari amerikan e bëri këtë koment në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.