Connect with us

Braçe i tha “s’më ha k***”, reagon për herë të parë Agron Shehaj

Kuriozitete

Braçe i tha “s’më ha k***”, reagon për herë të parë Agron Shehaj

Braçe i tha “s’më ha k***”, reagon për herë të parë Agron Shehaj

Ka reaguar për herë të parë deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj pas sherrit verbal që pati këtë të enjte në Komisonin e Ekonomisë me socialistin Erion Braçe, që degjeneroi deri në përdorimin e fjalëve banale.

Në një postim në Facebook, Shehaj sqaron se gjithçka nisi pasi ai kërkoi fjalën në Komisionin e Ekonomisë, gjë që nuk u aprovua nga kryetari Braçe, gjë që ka bërë që Shehaj ta quajë socialistin “të pangopur”

“Kërkova fjalën në Komisionin e Ekonomisë dhe u mohua për të disatën nga kryetari i saj. I thashë atij se s’mund të ndërpresë fjalën e opozitës. Pasi u mohua dhe pas fyerjeve të papranueshme, iu kheva duke i thenë se “je një hiç që ke 27 vjet që jeton në kurriz të njerëzve dhe vazhdon t’u marrësh shpirtin. Nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde. Të të vijë turp, i pangopur”, sqaron Shehaj

Sipas deputetit të PD kjo ka sjellë edhe replikat mes tyre, aq sa në një moment Braçe është dëgjuar t’i thotë demokratit: “Ik se s’më ha k… fare”

Ky moment është fiksuar nga kamerat , ndërsa deri më tani socialisti Braçe nuk është prononcuar për këtë incident.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top