Connect with us

“Stop! Mos bëj debat me mua!” Kështu nuk e keni dëgjuar asnjëherë Valbona Selimllarin (Video)

Showbiz

“Stop! Mos bëj debat me mua!” Kështu nuk e keni dëgjuar asnjëherë Valbona Selimllarin (Video)

Ajo është personazhi më pozitiv dhe më i qetë i spektaklit “Dance With Me”, ndaj dhe rrallëherë ndodh ta shohim që të debatojë me konkurrentët, ashtu siç bën pjesa tjetër e jurisë.

Por mbrëmjen e së hënës, patëm mundësinë që të shohim një anë tjetër të Valbona Selimllarit, e cila ndërhyri për të shuar debatin mes konkurrentes Fiori Dardha dhe kolegut Bert Aliaj.

Teksa po flisnin të gjithë në një kohë, Valbona iu drejtua Fiorit për t’i thënë të qetësohej dhe të dëgjonte, edhe pse ishte shumë e vështirë të qetësoje Fiorin në ato momente.

Debati nisi pasi Bert Aliaj përgëzoi lirshmërinë në kërcim të çiftit Bernard dhe Xheni:

“Ndoshta është e vështirë për çiftet e tjera të bëjnë atë që bëni ju, sepse kanë familje, ne jemi një shoqëri shumë konservatore, dmth dikush nga këto vajzat këtu do hajë dajak sa të dalin jashtë”.

Kjo ka mjaftuar që Fiori të mbrojë veten dhe ta marrë si personale deklaratën e Robertit, duke nisur debatin me të. Ndërhyrja e Valbonës ishte në kohën e duhur:

“Fiori dëgjo, mos bëj debat me mua. Stop! Mos bëj zhurmuesin zemër, ti fole dhe mbarove, tani e kam unë fjalën dhe të lutem më dëgjo!”, është shprehur ajo teksa ka vijuar të argumentojë se fenomeni i dhunimit të grave ekziston në Shqipëri dhe Roberti nuk e kishte personale me të.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top