Kuriozitete
Gjenden pas dy ditësh adoleshentet e zhdukura në Kamëz, tregojnë arsyen e rëndë pse u larguan nga shtëpia
Gjenden pas dy ditësh adoleshentet e zhdukura në Kamëz, tregojnë arsyen e rëndë pse u larguan nga shtëpia
Janë gjetur pas dy ditësh dy adoleshentet nga Kamza të cilat u raportuan të zhdukura pa lënë asnjë gjurmë.
Ka qenë Policia e Tiranës që pas dy ditë kërkimesh ka zbuluar vendodhjen e dy shoqeve të ngushta, përkatëissht A.O dhe E.P duke i rikthyer ato në shtëpi.
Në dëshminë e tyre për arsyet që i çuan të largohen nga shtëpia, njëra prej vajzave ka treguar se është dhunuar psikologjikisht nga vëllai i saj.
“Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetaseve të mitura A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, banuese në Paskuqan, më datë 21.11.2017, u gjetën dhe dorëzuan familjarëve, të cilat deklarojnë se vëllai i shtetases E.P, shtetasi M.P, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.” thuhet në njoftimin e policisë
Dy adoleshente nga Kamza të cilat u denoncuan nga familjarët se ishin zhdukur që prej mëngjesit të së hënës dhe se nuk kishte asnjë raportim për ta.(e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.