Kuriozitete
Zbulohet emri, kush është deputetja e PS që udhëtoi me Audin e Tahirit
Zbulohet emri, kush është deputetja e PS që udhëtoi me Audin e Tahirit
Ish-zv/ministrja e Brendshme, aktualisht deputete e PS Elona Gjebrea rezulton e përfshirë në dosjen "Tahiri- Habilaj". Madje në një rast deputetja socialiste dyshohet të ketë udhëtuar me automjetin tip "Audi" me targë AA 003 GB të ish–ministrit Saimir Tahiri, në kohen kur ky mjet përdorej nga Habilajt.
Lajmi bëhet i ditur nga TV Klan, referuar burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të cilat theksojnë se Elona Gjebrea ka udhëtuar me këtë makinë në 8 Gusht të vitit 2014.
Gjebrea dyshohet se ka udhëtuar konkretisht ke Audin A8 nga porti Sarandës për në Greqi në shoqërinë e shefit të saj në atë kohë, Saimir Tahirit.
Ndërkohë që më 14 Gusht po nga Saranda niset drejt Greqisë Artan Habilaj, me Audin e famshëm.
Sipas Prokurorisë, më 16 Gusht Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea, kthehen në Shqipëri nga Greqia, po nëpërmjet Sarandës, me Audin që Tahiri u kishte shitur Habilajve, por që vazhdonte të ishte në emrin e tij. Dhe po në të njëjtën ditë me traget kthehet nga Greqia, edhe Artan Habilaj.
Pikërisht lidhur me këto dyshime, Gjebrea është pyetur këtë këtë të enjte nga grupi hetimor dhe nëse e njihte Artan Habilajn.
Më herët vetë deputetja në një prononcim për mediat mohoi të jetë thirrur për t'u pyetur nga Prokuroria, ndërsa shtoi se është e hapur ndaj organeve të drejtësisë. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.