Kuriozitete
Tiransi shkon në lokalin në Lezhë, por aty e pret surpriza e pakëndshme
Tiransi shkon në lokalin në Lezhë, por aty e pret surpriza e pakëndshme
Një i ri nga Tirana është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjte në një lokal në Lezhë, i kapur në flagrancë me sasi të konsiderueshme kokaine.
Në pranga ka rënë Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjetën të fshehur në rroba 198 gramë kokainë, e paketuar në 2 qese plastike.
Sipas të dhënave nga blutë e Lezhës, i riu prej kohësh ishte nën monitorimin e policisë pas dyshimeve si i përfshirë në trafikun e kokainës.
Nisur nga këto dyshime, policia ka vnedosur të finalizojë me sukses operacionin "Lissus" duke mësyrë në lokalin ku 24 vjeçari nga Tirana po qëndronte.
Në të njëjtën kohë Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.(e.c/noa.al)www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.