Connect with us

Treni që udhëton vetëm për një vajzë, ja arsyeja

Kuriozitete

Treni që udhëton vetëm për një vajzë, ja arsyeja

Treni që udhëton vetëm për një vajzë, ja arsyeja

Historia e saj prekëse Për vite të tëra, treni në stacionin Kami-Shirataki në Japoni ndalet vetëm për një nxënëse, nxënëse kjo e cila udhëton çdo ditë për në shkollë.

Treni ndalet vetëm dy herë në ditë në këtë stacion njëherë për ta marrë vajzën nga aty dhe herën tjetër për ta lënë atë përsëri aty kur shkolla të përfundojë.

Duket si një film i dhimbshëm, por sipas CCTV News, ky ishte një vendim që Hekurudhat Japoneze e morën më shumë se tri vite më parë.

Ata dëshiruan që ta mbyllin këtë stacion për shkak të mungesës së njerëzve, por më pas panë se treni po përdorej nga një vajzë për të shkuar në shkollë.

Kështu, ata vendosën që ta mbajnë stacionin të hapur derisa ajo ta përfundojë shkollën.

Kompania madje ka rregulluar orarin e ardhjes së trenit sipas kohës që ajo dëshiroi.

Sipas njoftimeve, Kana Harada, e cila është ndër 40 banorët e fshatit Shirataki, është i vetmi person që hip në tren special në orën 7:04 dhe kthehet në mbrëmje në orën 5:08.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top