Connect with us

Bullizmi dhe stresi nga shkolla shqetësojnë më tepër të rinjtë shqiptarë

Kuriozitete

Bullizmi dhe stresi nga shkolla shqetësojnë më tepër të rinjtë shqiptarë

Bullizmi dhe stresi nga shkolla shqetësojnë më tepër të rinjtë shqiptarë

Fëmijët shqiptarë rrezikojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë, pabarazisë, pasigurisë, bullizmit, dhunës dhe diskriminimit, sipas një raporti të publikuar të mërkurën në Tiranë nga organizata e të drejtave të fëmijëve Save the Children në Shqipëri.

Raporti “Zëri i të Rinjve në Shqipëri, 2017” zbuloi se ndonëse i njohin të drejtat e tyre, të rinjtë në vend ndihen të padëgjuar nga institucionet shtetërore në vendimmarrje.

Sondazhi anketoi 1200 fëmijë nga tetë rajone në Shqipëri si Gjirokastra, Kuçova, Mati, Dibra, Korça, Elbasani, Durrësi dhe Tirana, të moshës 12, 14 dhe 17 vjeç.

Çështjet kryesore për të cilën fëmijëve iu kërkua të jepnin mendim ishin vendimmarrja, arsimimi, dhuna, bullizmi, siguria në shkollë dhe komunitet, diskriminimi, përjashtimi, kostot në shkolla, ndërgjegjësimi për të drejtat e tyre dhe e ardhmja.

Raporti zbuloi se bullizmi ishte një problem kryesor pasi 1 nga 3 fëmijë duket se ka rënë pre e bullizmit dhe ngacmimit në vitin e fundit shkollor. Vajzat në zonat urbane janë dy herë më shumë viktima të bullizmit krahasuar me djemtë (40% e vajzave kundrejt 20% të djemve). Në zonat rurale, bullizmi dhe ngacmimet duket se prekin njëlloj si djemtë dhe vajzat (respektivisht 38.9% me 40.8%) ndonëse në shifra shqetësuese.

Pothuajse të gjithë fëmijët shqiptarë kanë dëgjuar për të drejtat e tyre sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, megjithëse në përgjigjet e tyre ata thonë se duan të përfshihen më tepër në vendimmarrje në shkollë dhe komunitet.

Të rinjtë shqiptarë shfaqen gjithashtu të stresuar, kryesisht prej shkollës dhe detyrave që vijnë nga ajo. Tre nga katër të rinj janë të stresuar për notat në shkollë, ku gjimnazistët në vitin e parë në zonat urbane janë shumë të stresuarit, shkruan Reporteri.al.

Nga ana tjetër, 10 për qind e fëmijëve të anketuar nuk ndihen të sigurt në shkollë.

Sondazhi zbuloi se 58% e të rinjve të anketuar kanë qenë të pranishëm në një ngjarje të dhunës fizike gjatë vitit të kaluar, ndërsa 2 në 5 fëmijë nuk dinë ose janë të pasigurt se ku të drejtohen kur të ndihen të dhunuar ose të trajtuar padrejtësisht.

Raporti zbuloi se shtëpia është vendi ku fëmijët ndihen më tepër të sigurt, ndërsa vendi më pak i sigurt për ta është transporti publik apo autobusi i shkollës.

Në aspektin emocional, gjysma e fëmijëve si në zonat rurale dhe ato urbane pohuan se ndiheshin të trishtuar dhe të demoralizuar për një kohë të gjatë. Duke parë nga e ardhmja, 85% e fëmijëve kanë mendime pozitive ndonëse më pak se gjysma prej tyre (45%) janë optimistë për gjetjen e një pune pas mbarimit të shkollës.

Në rekomandimet e saj, organizata e të drejtave të fëmijëve Save the Children në Shqipëri, tha se duhet forcuar kapacitetet e qeverisë vendore përmes decentralizimit të kompetencave dhe rregullimeve buxhetore vendore, pasi fëmijët presin më shumë nga zonat ku ata jetojnë.

Organizata i bëri gjithashtu thirrje shoqërisë shqiptare në tërësi të marrë menjëherë përgjegjësit për të krijuar një të ardhme të sigurt për të gjithë fëmijët.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top