Connect with us

Depot me 12 ton drogë në Përmet, kapet i shpalluri në kërkim

Kuriozitete

Depot me 12 ton drogë në Përmet, kapet i shpalluri në kërkim

Depot me 12 ton drogë në Përmet, kapet i shpalluri në kërkim

Një person i shpallur në kërkim për drogë, është vënë në prangat e policisë. Nën akuzën e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Organizat Kriminale” dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, gjatë ditës së djeshme u arrestua Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri, Përmet.

Ndalimi i tij, u bë në zbatim të urdhit të ndalimit 25 prillit të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pasi Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg në mungesë”.

Ai akuzohet si i përfshirë në rastin ku u sekuestrua 12 ton kanabis sativa në depot e rezervave ushqimore në fshatin Pagri.

Asokohe u arrestuan dy administratotrët e depove Rustem Muçelli, 51 vjeç, Eqerem Ali, 60 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e Ismail Saliu, 61 vjeç, të tre banues në fshatin Pagri, Përmet.

Nga provat e grumbulluara rezulton se ata kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Dyshohet se në magazinën e kanabisit grumbullohej droga e prodhuar në krejt zonën dhe më pas, duke e ndarë në sasi më të vogla, trafikohej sipas kërkesave që grupi kriminal kishte nga blerësit e kanabisit. /a.y/noa.al

Si u dekonspirua aksioni për kapjen e 11 tonëve drogë në Përmet

Zbulimi i 11.6 tonëve kanabis, “shkrihet” komisariati i Përmetit

Sekuestrimi i 12 ton kanabis në Përmet, pranga 2 pronarëve të depove dhe kryeplakut

Zbulohet magazina me sasi të konsiderueshme droge në Përmet

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top