Connect with us

Parashikimi i motit, e shtunë 25 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e shtunë 25 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e shtunë 25 nëntor 2017

Paraditja do vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare por mesdita sjell vranësira të shpeshta në zonat Veriore.

Pasditja do të shtojë vranësirat në vend deri në mbrëmje kur vranësirat mbulojnë të gjithë territorin duke sjellë gjatë natës, reshje të pakta në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit në zonat malore por mbeten konstante në ultësirën perëndimore ndërsa rënie të lehtë sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 ballë.

Europa

Qendra e kontinentit dhe kryesisht zona e Alpeve të Europës dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu me vranësira dhe reshje të herë pas hershme, paraqitet Europa Perëndimore dhe pjesërisht Verilindja e kontinentit.

Por kthjellime e vranësira të shpeshta mbizotërojnë Europën Lindore, gadishullin Iberik si edhe pjesërisht Skandinavinë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top