Connect with us

HETIMI NDAJ PD PËR KONTRATËN 1 MILION DOLLARË, BALLA: TË MERRET NË PYETJE BASHA DHE FAMILJARËT

Kuriozitete

HETIMI NDAJ PD PËR KONTRATËN 1 MILION DOLLARË, BALLA: TË MERRET NË PYETJE BASHA DHE FAMILJARËT

HETIMI NDAJ PD PËR KONTRATËN 1 MILION DOLLARË, BALLA: TË MERRET NË PYETJE BASHA DHE FAMILJARËT

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas nisjes së hetimeve nga ana e Prokurorisë lidhur me knotratën 1 milion dollarëshe të mbajtur të fshehtë nga PD me kompaninë amerikane “offshore” për lobim në SHBA gjatë zgjedhjeve.

Përmes një statusi në Facebook, Balla mirëpret nisjen e hetimeve ndërsa thekson se organi i Akuzës duhet të marrë sa më parë në pyetje kreun e PD Lulzim Bashën dhe të afërmit e tij për burimin e të ardhurave.

“Uroj që lajmi për fillimin e hetimeve të prokurorisë mbi kontratën e paligjshme të Lulëzim Bashës me një kompani të huaj, të paguar nga një burim i padeklaruar parash, për të siguruar mbështetje për nxirjen e imazhit të Shqipërisë të jetë i vërtetë! Lulëzim Basha duhet të përgjigjët cili është burimi i atyre parave? Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe si kanë përfunduar në një parajse fiskale? Ndërkohë presim që prokuroria të jetë transparente me publikun dhe të konfirmojë vërtetësinë e lajmit të dalë nëpër media mbi fillimin e hetimit. Nëse lajmi është i vërtetë, ne presim po ashtu që prokuroria të marrë sa më parë në pyetje Lulëzim Bashën dhe persona në lidhje familjare me të te cilet zoterojne llogari bankare ne Belize, sepse ai dhe askush tjeter e di te verteten e perdorimit te vules së kryetarit të partisë për këtë makinacion financiar që do të kishte tronditur cdo parti politike në cdo vend demokratik”, shkruan Balla

Socialistët prej ditësh i kanë kërkuar Prokurorisë të nisë hetimin për këtë rast, ndërsa vetë Basha sot këtë e cilësoi një shashkë për të larguar vëmendjen nga situata e rëndë e krimit.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top