Kuriozitete
Të sëmurët me kancer në Shqipëri, deputeti jep lajmin e rëndë
Të sëmurët me kancer në Shqipëri, deputeti jep lajmin e rëndë
Në QSUT nuk punon aparati që mjekon të sëmurët me kancer. Denoncimi është bërë këtë të premte nga deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu.
Përmes një statusi në Facebook, Shehu thotë se në spitalin e Tiranës nuk funksionon akseleratori linear për të sëmurët që trajtohen me radioterapi, një çështje kjo mjaft shqetësuese, pasi moskurimi i të sëmurëve me tumor mund të sjellë pasoja tragjike.
Në këto kushte, demokrati i bën apel institucionit që në rast të mosrregullimit të këtij aparati, të sëmurët të dërgohen në spitale private dhe shpenzimet t’i mbulohen nga shteti.
“Ndërprerja qoftë edhe e përkoheshme e këtij trajtimi, mund të jetë me pasoja të rënda për të sëmurët. Kjo është një nga aresyet pse gjithmonë akseleratorët linearë vendosen në çift.
Në këto kushte duhen vendime të shpejta nga drejtuesit e institucionit:
1-Të sëmurët duhen trajtuar nga akseleratori i neurologjisë që aktualisht punon, jo larg neurologjisë.
2-Ose të trajtohen në spitalin privat që zotëron një çift të tillë akseleratorësh, me të gjitha shpenzimet të përballuara nga QSUT” shkruan Shehu në Facebook.
Ndërkohë deri më tani nuk ka reagim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë nëse një fakt i tillë është i vërtetë ose jo.(e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.