Connect with us

Vajza është prekur nga kanceri, ka gjetur forcën për të jetuar çdo moment

Kuriozitete

Vajza është prekur nga kanceri, ka gjetur forcën për të jetuar çdo moment

Vajza është prekur nga kanceri, ka gjetur forcën për të jetuar çdo moment

Kjo është një nga ato historitë njerëzore që të bën të reflektosh, dhe mbi të gjitha të gjesh forcën për të ecur përpara, pavarësisht sfidave.

Një blogere 23-vjeçare është prekur nga kanceri, por nuk e ka përjetuar shumë keq.

Milly Smith, u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës, por ka jetuar me këtë gjendje për tre vite.

Në një fotografi të shpërndarë në Instagram, ajo tregon rënien e flokëve, që shkaktohen nga kimioterapia.

Postimi preku një pjesë të madhe të ndjekësve të saj, që përpiqeshin t'i jepnin kurajo me komente të ndryshme.

Ajo tregoi se në fund te trajtimit intensiv do i humbasë të gjithë flokët. Shumë optimiste Milly nuk e ka humbur shpresën dhe është në paqe me gjendjen e saj dhe efektet anësore.

“Kuptova se një vit më parë kjo do të më shkatërronte vetëbesimin, por unë jam mësuar me të dhe kjo është për shkak të dashurisë dhe pozitivitetit. Flokët e mi nuk janë ajo që më bën të bukur, është shpirti im i këndshëm dhe i mrekullueshëm që shkëlqen si dielli”, shkroi ajo në postim. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top