Kuriozitete
Do të garonit kundër Ilir Metës për LSI-në? Përgjigja surprizë e Kryemadhit
Do të garonit kundër Ilir Metës për LSI-në? Përgjigja surprizë e Kryemadhit
Ajo sot është Kryetare e LSI-së, por në të ardhmen nuk e përjashton se do të mund t’i duhet të sfidojë pikërisht themeluesin e kësaj partie, njëherësh bashkëshortin e saj Ilir Meta për të mbajtur postin.
Monika Kryemadhi ka rrëfyer në emisionin “Studio e Hapur” se e ka menduar një skenar të tillë, por nuk ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me këtë çështje.
Sipas Kryemadhit, bashkëshorti i saj Ilir Meta është i fokusuar aktualisht në postin e Presidentit të vendit, por kur mandati i tij të mbarojë ai mund të vendosë për një rikthim në partinë që vetë krijoi.
“E kam menduar, ka diçka, Ilir Meta është shtetar shumë i mirë, sigurisht që është dhe lider partie shumë i mirë por ka një… është për vendet skandinave, nuk është për vendet ku krimi e bandat janë ulur këmbëkryëq…. kjo ka qenë dhe aryeja se përse ai e ka patur malore jetën politike, për shkak të tolerancës së tij.” theksoi ndër të tjera kryetarja e LSI-së (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.