Connect with us

Histori nga jeta: Më përdhunuan në sy të burrit. Ngjarja që i preku të gjithë

Kuriozitete

Histori nga jeta: Më përdhunuan në sy të burrit. Ngjarja që i preku të gjithë

Familja jonë ka qenë e varfër dhe me shumë fëmijë. Jetonim në fshat dhe babai mezi na mbante me punën e tij. Për këtë arsye, ne vajzave na martoi të gjithave shpejt. Mua më takoi të fejohesha me një djalë në qytet, i mirë dhe i urtë, por shumë vjet më i madh se unë në moshë. Kam qenë gjithnjë e ndrojtur dhe nuk guxoja t’ia ktheja fjalën tim eti, i cili vendosi për mua, megjithatë, nuk i mbaj inat, sepse kështu fejoheshin të gjitha asokohe dhe unë as që e mendoja të fejohesha vetë. Aty në fshat më pëlqente një djalë. E ndjeja vështrimin e tij kur kaloja në rrugë, por nuk guxoja të ngrija sytë sepse ky konsiderohej turp i madh. Megjithatë, do të doja që ai të më hidhte ndonjë fjalë, megjithëse unë nuk dilja kurrë vetëm, por gjithnjë e shoqëruar. Prisja se mos bëhej i gjallë dhe vinte në familje, por ai nuk guxoi kurrë. Im atë më fejoi dhe historia ime e dashurisë, nëse mund të quhet kështu, mbaroi këtu…

Siç thashë, u fejova me një djalë në qytet. Unë isha vetëm 15 vjeçe, kurse ai, 30. Më trajtonte mirë, përpiqej të më mësonte shumë gjëra, sepse unë në fillim kisha turp edhe të ecja përkrah tij. Isha e kënaqur që më kishte rënë një burrë i mirë, sepse kisha dëgjuar se si vuanin e duronin gratë e shkreta. E dija që edhe po të ishte i keq, do të më duhej të përshtatesha, të duroja, sepse ndarja as që mendohej asokohe. Ai më mësoi shumë gjëra, si të vishesha, si të sillesha, sepse ndryshe ishte fshati dhe ndryshe qyteti. Unë fillova të ndryshoja pak nga pak, si ajo lulja që çel kur e ujisin dhe e plehërojnë. Në fillim isha e ndrojtur, por pastaj fillova të afrohesha gjithnjë e më shumë me të fejuarin tim, të cilin kisha filluar ta doja. Por s’ishte e thënë që jeta ime të shkonte kaq vaj… Ne dilnim shpesh me njëri-tjetrin dhe shkonim edhe nga liqeni. Atje putheshim e përqafoheshim si dy të fejuar normalë. Atje s’na shihte njeri dhe mund të ishim të lirshëm në intimitetin tonë. Në atë kohë, filloi të qarkullonte fjala se te liqeni shkonin djem që i kapnin vajzat me zor, por unë ndihesha e qetë, sepse kisha në krah të fejuarin dhe mendoja se gjëra të tilla u ndodhnin vetëm vajzave që shkonin vetëm… gjersa një ditë ndodhi diçka që i ndryshoi jetët tona përgjithmonë.

Kishim caktuar ditën e dasmës dhe njëkohësisht, bënim përpjekjet e zakonshme për të organizuar festën. Më shumë përpiqeshin të tjerët, sepse ne vazhdonim moskokëçarjen tonë prej çifti të ri dhe vazhdonim të shkonin te liqeni, ku kalonim momente të bukura. Një ditë unë isha veshur shumë bukur. Kisha veshur një fund dhe një bluzë që m’i kishte dhuruar ai për fejesë dhe një palë këpucë me taka që më tregonin shumë të gjatë. Jo për t’u lavdëruar, por trupin e kisha të bukur dhe bija në sy kur vishesha mirë.

U drejtuam pra nga liqeni duke parë njëri-tjetrin në sy dhe pa e çarë kokën për të tjerët përreth. U futëm thellë mes pemëve, atje ku nuk kishte kaluar njeri, sepse në tokë nuk kishte gjurmë njeriu. Ishte një ditë e bukur shtatori, që për mua u bë dita më e keqe e jetës sime. Për fat të keq, disa djem na kishin ndjekur nga pas me qëllim të keq dhe e kishin parë ku ishim futur ne. Nuk e di nëse na njihnin ose na kishin ndjekur më parë, sepse nuk ua kisha vënë kurrë veshin këtyre gjërave, por me sa mora vesh më vonë, ishte një grup djemsh që bridhnin nga liqeni me qëllime të këqija.

Ndërkohë që unë dhe i fejuari im po putheshin, ata u afruan si garipa, mbërthyen të fejuarin tim nga krahët, pa e lënë të bënte as lëvizjen më të vogël, ndërsa mua, që fillova të ulërija me të madhe, më zunë gojën, në fillim me dorë, pastaj më rrasën një shami të bërë shuk, që njëri prej tyre e nxori nga xhepat. Kështu, s’pata as mundësinë më të vogël për të kundërshtuar. Sado që i fejuari im u bërtiste i egërsuar dhe u thoshte se nuk ishte burërore të merreshin me një grua, ata bënë punën e tyre, të gjithë me radhë, njëri pas tjetrit. Dhimbja fizike nuk ishte asgjë para turpit që ndjeja kur shihja të fejuarin tim para meje me sytë e mbyllura, të shtrënguara fort nga dhimbja, ndërkohë që unë kisha mbetur si e goditur nga një rrufe. Më dukej sikur nuk isha aty, sikur nuk ishte trupi im ai që po dhunohej, po i një tjetre dhe imazhet kalonin para fytyrës sime si në një ekran televizori.

Isha bërë si dru dhe nuk ndjeja më asgjë. Doja vetëm që toka të hapej atë çast dhe të më gëlltiste brenda. Kurrë nuk kisha ndjerë një dhimbje të tillë më parë dhe nuk ma kishte marrë mendja se jeta do të më godiste kaq keq. Nuk kishte gjë më të keqe që mund t’i ndodhte një vajze. Ata u larguan dhe na lanë ashtu, ndërsa unë, pak nga pak, u ngrita dhe si robot fillova të vishesha. Megjithëse më dridheshin duart, arrita të zgjidhja edhe të fejuarin tim, por nuk kisha guximin ta shihja në sy. Ndihesha shumë fajtore për atë që më ndodhi, por po ashtu ndihej edhe ai. E dija se ia hidhte fajin vetes që nuk ishte treguar aq burrë sa të më mbronte, se kishte përgjegjësi për mua. Më mirë ta kishin vrarë sesa t’i bënin një gjë të tillë.

Fajësonte veten që nuk i ishte ndodhur një armë ose një thikë, që të paktën të godiste njërin prej tyre. Nga ana tjetër, unë do të doja më mirë të kisha vdekur sesa të jetoja me këtë turp. U ktheva në shtëpi me zemër të thyer dhe fytyrë të prishur. Ime më më pyeti në më kishte ndodhur gjë, por unë kisha vendosur që të fshehtën time t’ia tregoja vetëm varrit. Për më tepër, gjithë muajin qëndrova me frikë në zemër se mos kisha mbetur shtatzënë, por për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. I fejuari im nuk vinte për të dalë me mua. Edhe po të vinte, unë s’kisha as sy, as faqe t’i dilja përpara. Prindërit e mi pyesnin pse nuk vinte të më takonte, por unë e justifikoja duke i thosha se ishte shumë i zënë… Pastaj, kishte edhe përgatitjet e dasmës, të cilën dikur e kisha menduar si ditën më të bukur të jetës sime, ndërsa tani nuk e dija as në do të bëhej apo jo.

Më në fund dita erdhi dhe të gjithë filluan të këndonin e të festonin. Të gjithë ishin të lumtur, përveç meje. Nuk e dija ç’do të bëhej me mua. Kisha frikë se dasma nuk do të bëhej, por dhëndrri erdhi. Më vonë më tha se i takonte të bëhej burrë, të paktën tani, dhe të merrte përgjegjësitë mbi vete. Unë nuk kisha asnjë faj për atë që kishte ndodhur, por as ai. Ata që ishin përgjegjës shpëtuan, sepse ne nuk donim ta bënim publike të fshehtën tonë dhe e mbajtëm për vete. Nuk i treguam askujt, bile askush nuk e di edhe tani që jemi bërë me fëmijë dhe vazhdojmë jetën tonë. Kjo eksperiencë traumatike ndikoi shumë tek unë. Kisha shumë frikë dhe shpesh më dilte gjumi nga ëndrrat e këqija që shihja natën.

Më në fund, arritëm ta kapërcenim atë që na kishte ndodhur të dyve, megjithëse nuk mund ta harrojmë kurrsesi. Edhe tani ndonjëherë shoh ëndrra të këqija, por kam pranë tim shoq, që është një shok jete shembullor./

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top