Kuriozitete
Shokuese! Për 10 vite me radhë, burri përdhunon gruan në bodrum
Shokuese! Për 10 vite me radhë, burri përdhunon gruan në bodrum
Një grua që ishte mbajtur në një bodrum të nëndheshëm është përdhunuar dhe torturuar vazhdimisht për 10 vite. Gruaja ka lindur dy fëmijë nga abuzuesi i saj, i cili e lidhi atë në një shtrat e madje ka detyruar djalin e saj për ta sulmuar, shkruan Ora Neës.
Policia italiane gjeti viktimën, bashkë me dy fëmijët e saj, një vajzë 3 vjeçare dhe një djalë 9 vjeçar pranë qytetit Gizzeria në Italinë jugore, thanë autoritetet në një deklaratë të mërkurën.
Gruaja rumune, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ishte 19 vjeçe kur mbërriti në Itali për t'u kujdesur për një zonjë të moshuar, raportoi gazeta “La Repubblica”.
Megjithatë, kur zonja vdiq, djali i saj filloi të abuzonte me punëtoren e kujdesit.
Për 10 vite të gjata, viktima u mbajt në disa apartamente para se të zhvendoseshin në një bodrum nëntokësor në një ndërtesë pranë Gizzeria. Shtrati i saj ishte bërë nga kuti kartoni dhe në vend të një tualeti, ajo kishte një kazan plehrash.
Bodrumi i pistë ishte me parazitë të shumtë. Për të parandaluar që gruaja të ikte, skllavëruesi i saj një burrë në moshën 50 vjeçare, kishte mbyllur dyert me zinxhirë të trashë.
Gruaja i lindi dy fëmijët pa asnjë mbështetje shëndetësore dhe nuk ka kuruar plagët e saj thuajse të përditshme.
Fëmijët gjithashtu thuhet se kanë parë abuzimin e frikshëm, dhe thuhet se sulmuesi e ka detyruar djalin e vogël të gruas të bashkohet në torturim. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.