Connect with us

PD mesazh ngushëllimi Egjiptit për sulmin në xhami: Terrorizmi, armiku i lirisë

Kuriozitete

PD mesazh ngushëllimi Egjiptit për sulmin në xhami: Terrorizmi, armiku i lirisë

PD mesazh ngushëllimi Egjiptit për sulmin në xhami: Terrorizmi, armiku i lirisë

Partia Demokratike ka dënuar sulmin me bombë në një xhami në Egjipt, ku humbën jetën të paktën 235 persona.

Në deklaratën për shtyp të PD-së thuhet se opozita i shpreh solidaritet njerëzor autoriteteve egjiptiane dhe popullit të këtij vendi mik.

“Një sulm i egër dhe po aq i ulët goditi një grup besimtarësh në Egjipt. Brutaliteti i këtij sulmi shkaktoi një numër të madh viktimash dhe të lënduarish.

Partia Demokratike shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.​ Ne sot u shprehim solidaritet njerëzor autoriteteve egjiptane dhe popullit të këtij vendi mik”, thuhet në deklaratë.

Mes të tjerash Partia Demokratike në mesazhin e saj thekson se terrorizmi është sot armiku më i madh global i lirisë.

“Terrorizmi është sot armiku më i madh global i lirisë, lufta kundër kësaj të lige është luftë për njerëzimin dhe në mbrojtje të vlerave demokratike.

Partia Demokratike mbështet çdo kontribut të Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit dhe, nesër në qeverisjen e vendit, do të jetë pjesë efektive dhe besnike në krah të aleatëve tanë në çdo angazhim në këtë luftë dhe në çdo luftë në mbrojtje të lirisë”, përfundon PD. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top