Connect with us

Miriam Cani dhe Albani çifti perfekt? “Jooo nuk jemi kaq sheqer gjithmonë”

Kuriozitete

Miriam Cani dhe Albani çifti perfekt? “Jooo nuk jemi kaq sheqer gjithmonë”

Miriam Cani dhe Albani çifti perfekt? “Jooo nuk jemi kaq sheqer gjithmonë”

Miriami dhe Albani janë në sytë e të gjithëve simbol mirësie e ëmbëlsie. Sidomos pas lindjes së Amelisë, e cila ua shtoi edhe më shumë prindërve sheqerin, të gjithë i shohin me adhurim, çifti perfekt që të gjithë do të donin t’u ngjanin.

Megjithatë, nuk është kështu gjithmonë. Më shumë se perfekt, Miriami dhe Albani janë real. Dhe, kur është fjala për Amelinë, edhe ata zihen si të gjitha çiftet në të gjithë botën.

Këtë e pranon edhe Miriam ku ishte e ftuar në “Top Show Magazine”, pasi pyetet për raportin e sheqerosur që ka me Albanin në sytë e të gjithëve.

“Joooo, nuk jemi kaq sheqer gjithmonë. Kuptohet, ne kemi mbi 10 vite që jemi lidhur dhe jemi mësuar tashmë me gjithçka të njëri-tjetrit, por sidomos tani që bëhesh prind, 90 për qind e zënkave janë për fëmijën.

Kujdes se e vrave, pse e puth kaq fort, pse e rrotullon kaq shumë…” – tregon Miriami me të qeshur duke lënë të kuptohet se, si të gjithë, edhe ata kanë zënkat e tyre.

Edhe pse në pamje të parë duket sikur është ajo më posesive sa i përket kujdesit për Ameli, këngëtarja nuk e pranon: “Nuk është e vërtetë. Edhe Albani është shumë. Ashtu siç është në muzikë, është edhe në jetën private, shumë detajist.”

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top