Connect with us

Rama rrit fondet për trashëgiminë kulturore: Për herë të parë regjistër dixhital

Kuriozitete

Rama rrit fondet për trashëgiminë kulturore: Për herë të parë regjistër dixhital

Rama rrit fondet për trashëgiminë kulturore: Për herë të parë regjistër dixhital

Kryeministri Edi Rama duke uruar shqiptarët për një ditë të mbarë ka deklaruar këtë mëngjes së në buxhetin e vitit 2018 janë caktuar më shumë fonde për Ministrinë e Kulturës.

“Me këtë informacion mbi përmasën e rritur të mbështetjes me Buxhetin 2018 edhe për Kulturën e Trashëgiminë tonë të çmuar historike duke e forcuar si instrument zhvillimi ekonomik dhe mirëqenieje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më tej përmes videos informuese në rrjetin e tij social Facebook, kreu i qeverisë është shprehur se buxheti është 13% më i lartë, që do të thotë 237 milionë lekë më shumë se në vitin 2017.

Mes të tjerash në video shihet se për herë të parë do të bëhet edhe regjistri dixhital për objektet e trashëgimisë kulturore.

“Buxheti i vitit 2018 i Ministrisë së Kulturës 13% më i lartë, më shumë produksione, 237 milionë lek më shumë se viti 2017. Edukim përmes kulturës, edukim përmes besimit, trashëgimia motor zhvillimi. Për herë të parë regjistri dixhital i objekteve të trashëgimisë kulturore”, thuhet në videon e kryeministrit. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top