Connect with us

Meta në Landin e Veriut të Rhine-Vestphalisë të Gjermanisë: Duam më shumë investime

Kuriozitete

Meta në Landin e Veriut të Rhine-Vestphalisë të Gjermanisë: Duam më shumë investime

Meta në Landin e Veriut të Rhine-Vestphalisë të Gjermanisë: Duam më shumë investime

Gjatë vizitës së tij në Landin e Veriut të Rhine-Vestphalisë të Gjermanisë, Presidenti Meta u prit në takim nga Kryeministri i këtij Landi, z. Armin Laschet. Meta nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe vlerësoi rëndësinë që këto marrëdhënie kanë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Meta shprehu mirënjohje për ndihmën që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në planin dypalësh, gjatë anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimit Evropian, duke theksuar se kjo mbështetje mbetet jetike për hapjen e negociatave me BE-në vitin që vjen.

Z. Meta theksoi se bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve duhet të shtrihet në të gjitha fushat dhe jo vetëm në nivel federal, por edhe në atë rajonal, duke nënvizuar mundësitë e bashkëpunimit me Landin Verior të Rhine-Vestphalisë.

“Ne dëshirojmë më shumë investime e projekte dypalëshe e rajonale me Landin Tuaj, në fushën e ekonomisë, energjisë, infrastrukturës, turizmit, mjedisit e bujqësisë, të cilat do të afronin më shumë Shqipërinë më këtë Land të rëndësishëm të Gjermanisë, si dhe përvojë në shërbime sociale, edukim profesional dhe punësim, u shpreh Meta.

Presidenti falënderoi Kryeministrin Armin Laschet për mikpritjen dhe mbështetjen që i ka ofruar diasporës shqiptare në këtë Land të rëndësishëm në integrimin e tyre në shoqërinë gjermane dhe kthimin e tyre në ura bashkëpunimi dhe faktorë të rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Nga ana e tij kryeministri Laschet vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë. Ai u shpreh optimist për hapat e mëtejshme drejt Bashkimit Evropian dhe siguroi për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në këtë proces veçanërisht interesin e këtij Landi me Shqipërinë.

Presidenti i Republikës Meta e ftoi gjithashtu Kryeministrin Laschet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u prit me kënaqësi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top