Kuriozitete
Shkatërrohet banda e hajdutëve në Itali, në pranga 11 shqiptarë
Shkatërrohet banda e hajdutëve në Itali, në pranga 11 shqiptarë
Një grup shqiptar i specializuar për vjedhje të ndryshme në Milano u godit nga policia italiane.
Karabinierët e Milanos kanë ekzekutuar në krahinat e Milanos, Bergamos dhe Novara urdhër arrestet për 11 personave me kombësi shqiptare, të moshës mes 21 dhe 47 vjeçare, nga të cilat 10 u lanë në burg dhe 1 në arrest shtëpiak.
Ata konsiderohen përgjegjës për lloje të ndryshme të veprave penale të lidhura me vjedhjen.
"Tgcom" shkruan se banda e shqiptarëve akuzohet për një seri vjedhjesh, kryesisht në apartamente, por edhe në biznese, dyqane apo qendra tregtare.
Kryesisht banda vepronte në Milano dhe Pavese dhe deri tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rasteve. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.