Connect with us

Ju shqetëson kjo pyetje? Ja si ndikon aborti në shtatzëninë e radhës

Kuriozitete

Ju shqetëson kjo pyetje? Ja si ndikon aborti në shtatzëninë e radhës

Ju shqetëson kjo pyetje? Ja si ndikon aborti në shtatzëninë e radhës

Një abort e bën gruan të shqetësohet edhe në lidhje me shtatzëninë e radhës, por të kalosh një abort spontan nuk do të thotë se nuk do të mund të sjellësh më në jetë një fëmijë. Në disa raste më të rralla aborti mund të sjellë komplikacione, dhe për pasojë të ketë efekte negative, sidomos nëse është provokuar.

Si ndikon aborti në shtatzëninë e radhës?

-Faktorët e rrezikut lidhen edhe me ecurinë e shtatzënisë së radhës. Kjo ndodh në rastet kur gjatë abortit është shfaqur një problem i caktuar. Nëse për shembull aborti ka ndodhur për shkak të hapjes së qafës së mitrës edhe në shtatzëninë tjetër mund të ekzistojë rreziku për lindje të parakohshme. Ky rrezik do të jetë i madh edhe në rast të abortit të provokuar duke qenë se hapet nga mjeku qafa e mitrës.

-Rreziku ndaj aborteve të përsëritura, në lidhje me rritjen e rrezikut të marrjes së ndonjë infeksioni, e madje nëse aborti do të jetë i provokuar mund të shkaktohet një dëmtim i tubave dhe për pasojë sperma nuk mund të “takojë” vezën në mënyrë natyrale.

-Nëse do të provokoni një abort ka shumë mundësi që uterusi juaj të dëmtohet gjatë nxjerrjes së fëmijës, edhe pse ai do të jetë i vogël. Kjo do të thotë se shanset për një shtatzëni tjetër do të ulen ndjeshëm.

-Nëse tashmë keni pësuar një abort spontan duhet të prisni të paktën 3 muaj para se të përpiqeni sërish për një shtatzëni në mënyrë që trupi të rikuperojë sa më shumë,raporton “përnënat”. Gjakderdhja zakonisht zgjat 2-3 ditë por nëse zgjat më shumë duhet të flisni sërish me mjekun.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top