Kuriozitete
Tuna dhe Patris Berisha në krizë? Veprimi i këngëtares hedh dyshime
Tuna dhe Patris Berisha në krizë? Veprimi i këngëtares hedh dyshime
Pa ndarjes nga Cozman, Tuna u lidh me vëllanë e Robert Berishës me të cilin më pas u martua.
Madje këngëtarja dhe Patris Berisha u bënë për herë të parë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Tian. Megjithatë, vetëm tani pas 7 muajsh, duket se çifti është në krizë.
Këtë e tregon veprimi i bërë nga vetë Tuna e cila e ka hequr bashkëshortin nga lista e personave që ndjek në Instagram.
Sakaq, Patrisi nuk ka bërë të njëjtën gjë me Tunën, ai vazhdon ta ndjekë bashkëshorten e tij në rrjetet sociale.
Ose ai nuk i kushton aq shumë rëndësi Instagram-it sa për të reflektuar aty gjithçka që i ndodh në të vërtetë, ose këngëtarja po provokon mediat me këtë veprim. Nëse është kështu, e ka realizuar./b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.