Kuriozitete
“Elifi” jep lajmin e keq për fansat
“Elifi” jep lajmin e keq për fansat
Tuba Buyukustun është një nga aktorët më të bukura dhe më në zë në Turqi.
Ajo gjithashtu është tejet e njohur dhe e dashur edhe për publikun shqiptar.
Ajo ka bërë për vete shumë njerëz në shqipëri me rolin e Elifit në serialin turk “Diamante dhe dashuri”
Ajo së fundmi është përfolur në mediat turke për jetën e saj private dhe për lidhjen me biznesmenin Umur Evirgen.
Por teksa të gjithë ishin në pritje të një martese mes tyre e madje përflitej se ishte caktuar edhe data e martesës, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Në një prononcim për mediat, Buyukustun madje ka mohuar edhe lajmin e një shtatzënie të mundshme, që gjithashtu ishte përfolur së fundmi.
“Jemi të lumtur kështu, nuk ka as fëmijë as martesë,”-është shprehur ajo.
Tuba ka dy vajza nga martesa e parë.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.