Kuriozitete
Moderatorja e njohur jep deklaratë të fortë, e kam të vështirë të bëj dashuri
Moderatorja e njohur jep deklaratë të fortë, e kam të vështirë të bëj dashuri
E ftuar sot në “Thumb” ishte moderatorja e njohur Jonida Vokshi e cila për herë të pranoi se është në një lidhje duke u shprehur se zemrën e ka plot, por pa dhënë më shumë detaje dhe pa e zbuluar identitetin e të dashurit.
Siç dihet Jonida ka disa profesione, moderatore, aktore, pedagoge në Universitetin e Arteve, por si e menaxhon ajo kohën, për të ngrënë, për të fjetur e për të bërë dashuri?
“Këto tre gjëra i kam pikë të dobët. Pa gjumë nuk funksionoj dot, sidomos orët e para të mëngjesit deri në 12, ushqim ha në çdo moment, dal nga studio ha 5 minuta ndonjë gjë, marr ushqime me vete nëpër çanta”, u shpreh Jonida.
“Po për dashuri si e gjen kohën”, e pyetën përsëri Aulona dhe Fatma. “Është pak e vështirë sepse unë jetoj me prindërit. Edhe ai me prindërit”, tha Jonida. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.