Kuriozitete
Akuzat për fshehjen e të ardhurave nga PD, reagon për herë të parë KQZ
Akuzat për fshehjen e të ardhurave nga PD, reagon për herë të parë KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar për herë të parë për akuzat e Partisë Socialiste për mosdeklarim të shpenzimeve në fushatë.
Me anë të një njoftimi për mediat, ky institucion ka sqaruar se çdo raport është publikuar online, dhe përmes medias.
“KQZ ka ofruar transparencë maksimale dhe ka publikuar raportet e të gjithë partive politike që e kanë dorëzuar, madje ka bërë apel çdo subjekti që ka pretendime lidhur me informacionin që vetë partitë politike kanë deklaruar në raporte, ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin peretendimet e paraqitura”, thuhet në njoftimin për mediat.
Pak ditë më parë u publikuan disa dokumente në të cilat thuhej se PD kishte fshehur kontrata me kompani lobimi amerikane. Pas këtij lajmi ka reaguar vet selia blu e cila e ka mohuar lajmin, por nga ana tjetër socialistët kanë kërkuar një hetim. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.