Kuriozitete
“Prej një vajze të moralshme u ktheva në prostitutë, ai më kishte filmuar duke kryer marrëdhënie me të”
Asnjëherë në jetën time nuk e kam marrë me mend se do të kisha një fat kaq të ligë. Gjithnjë ua kisha pasur frikën meshkujve dhe kisha vuajtur për këtë shkak për dallim nga shoqet e mia, të cilat pa kurrfarë kompleksesh dashuronin dhe kënaqeshin. Nuk do të mund ta besoja prej dikujt që do t’i ndodhte diçka kaq e rëndë dhe e pabesueshme, ndërkaq unë jam ajo që pësova si është më së keqi prej një djali që më mashtroi si fëmijë.
E di se dobësia ime më e madhe ka qenë dhe është se u besojë shumë njerëzve dhe kjo gjë ishte hakmarrje e jetës sime. Sa e sa oferta nga djem serioz dhe të bukur i kam refuzuar vetëm nga shkaku se dyshoja në sinqeritetin e tyre, mirëpo tash jam duke i thënë vetes se gjithë meshkujt e tjerë që më janë vardisur paskan qenë shumë më të mirë se ky që ma nxiu jetën. Ende nuk e kam të qartë se si ndodhi që të më mashtronte në atë mënyrë dhe ta shkatërronte rininë dhe të ardhmen time. Paramendoni çka do të thotë të gabosh në dashuri: prej një vajze serioze dhe të moralshme, u shndërrova në një prostitutë që e shikonin të gjithë me përbuzje. Kjo ndodhi brenda një dite të vetme në shtëpinë e tij pas dinakërisë së tij dhe papërvojës sime, e cila më kushtoi tepër shtrenjtë. Nuk jam në gjendje të përshkruaj në detaje tërë tmerrin e jetës sime, e cila u fundos si pasojë e dashurisë së gabuar me një djalë që e shfrytëzoi naivitetin tim. Është e tmerrshme ta mendosh një fakt të vetëm: jeta ime u ndryshua vetëm pas një akti seksual në shtratin e tij dhe pastaj nuk munda ta kontrolloja veten, sepse ai më kishte në dorë plotësisht dhe për të mbrojtur moralin dhe identitetin tim isha e gatshme të sakrifikoja gjithçka me trupin, virgjërinë dhe pafajësinë time…
Si zakonisht, pas ligjëratave të lodhshme, kthehesha në shtëpi që të pushoja. Duke ecur e vetme rrugës, një djalë m’u afrua duke më shikuar sikur më njihte prej kohësh. Nuk i vura ndonjë rëndësi shumë të madhe dhe vazhdova të ecja pa e pasur mendjen te ai. Mirëpo, ai filloi të ecte pas meje duke më folur me një zë të dobët. Mezi arrija ta dëgjoja duke më thënë disa fjalë fëmijërore, si: “Oj bukuroshe, unë të dua ty… unë tash e sa kohë jam duke të ndjekur ty dhe kam pyetur për ty dhe tash të njoh mirë se kush je, prandaj dua të ulemi dhe të bisedojmë…”.
Nuk e di se çka më bëri: u dashurova në të…
Fillova të ecja duke u shpejtuar. Balli m’u mbulua me djersë. Unë nuk kisha takuar e nuk kisha dëgjuar ndonjëherë këso fjalësh dhe të tilla komplimente. E shikoja me bisht të syrit dhe në pamje të parë dukej një tip fizikisht i pashëm. Por, pavarësisht nga kjo, nuk e kisha mendjen fare që të ulesha diku me të, ndonëse më pengonte që më turrej ashtu pas. Pas disa minutash arrita në shtëpi e shtangur, duke menduar për atë që më kishte ndodhur gjatë rrugës nga fakulteti në shtëpi. Atë natë nuk fjeta nga meraku. Habia ishte ende më e madhe kur ai kishte siguruar nga dikush prej kolegeve në fakultet numrin tim të telefonit dhe menjëherë pas këtij “incidenti” më mori në telefon e më tha fjalë të bukura. I thash se nëse vazhdonte kështu të më bezdiste dhe të më pengonte, sa herë që do dilja e vetme në rrugë, do i lajmëroja vëllezërit e mi dhe atëherë vaj halli për të. Mirëpo, ai nuk merrte vesh asgjë nga ato që ia thosha unë dhe mbas një ore më mori përsëri në telefon dhe filloi të më thoshte se ishte i dashuruar në mua dhe se qëllimi i tij ishte i ndershëm dhe serioz: donte të fejohej me mua.
Ai, siç mora vesh më vonë, kishte shumë pasuri, dyqane e lokale dhe familjarisht qëndronin mirë me kapital. Në fakultet vajzat flisnin për të dhe e shikonin sa herë e parkonte superveturën e tij në oborrin e fakultetit tonë: nuk kishte më shumë se tridhjetë vjet dhe dukej tërheqës në pamje të parë. Duke analizuar të gjitha këto, u hap zemra ime dhe fillova ta trajtoja ndryshe: nisa t’i flas atij, ta dëgjoja në telefon dhe përpiqesha ta përcillja kur vinte në fakultetin tonë, në të cilin vardiseshin edhe shumë meshkuj të tjerë, sepse kishte femra shumë të bukura. Të nesërmen, jo më larg, po zbrisja shkallëve të fakultetit dhe e pash atë para meje: thënë të drejtën, fluturova nga gëzimi. Ai më ftoi për një bisedë në lokalin e afërm dhe pas asaj kafesë që pimë bashkë, filluam të takoheshim dhe një ditë tjetër në mbrëmje shkuam në veturën e tij. Shëtitëm të gjitha anët e qytetit dhe u ndalëm në një lokal për të biseduar. Ndjehesha e lumtur në praninë e tij dhe shumë e sigurt, gjë që nuk e dija arsyen. Fillova të brengosesha për këtë fakt se prej nga ishte burimi i kësaj sigurie që ndieja ndaj tij. Unë i besoja atij çka më thoshte e veçanërisht tek fjalët që i përsëriste vazhdimisht: “Ti do të jesh e fejuara ime… do të jetojmë bashkë dhe nuk do ta tradhtojmë kurrë njëri-tjetrin. Kurrë nuk kam vuajtur për asnjë femër si për ty dhe ndaj askujt deri më sot nuk kam vrapuar si pas teje dhe më në fund ja ku të kam…”.
Pavetëdijshëm e ndihmoja t’më zhvishte
Sa herë që e dëgjoja kur më thoshte: “Ti do të jesh gjithçka për mua”, fluturonin mendtë e mia diku pakufi. Ende nuk mund ta marrë me mend se pse aq shumë i besoja dhe nuk isha në gjendja t’i thosha asnjëherë jo. Dhe, në një gjendje të tillë lumturie, një ditë erdhi dita e zezë e jetës sime. Prej atij momenti mori kahe krejtësisht tjetër jeta ime dhe unë nuk isha më ajo studentja e dalluar dhe vajza që nuk dinte se çka është dashuria dhe çka është seksi. Ai me dinakërinë dhe përvojën e tij më turpëroi si është më së keqi përpara të gjithëve. Atë mbrëmje dola me të si zakonisht dhe ai po më drejtonte në shtëpinë e tij. Hymë brenda dhe ndenjëm pranë njëri-tjetrit derisa pimë diçka dehëse. Deri atëherë asnjëherë nuk kishte tentuar as të më puthte dhe as të më prekte me dorë, por atë çast shejtani ma ngadhënjeu zemrën dhe ma mbushi me helm shpirtin tim. Isha ulur pranë tij dhe njëfarë zjarrmie po më pushtonte krejt trupin. Isha plotësisht e pavetëdijshme kur atë po e ndihmoja vetë të m’i hiqte rrobat nga trupi dhe kur u gjenda fare lakuriq para tij, pas disa minutash përfundoi gjithçka. U ngrita si e çmendur dhe i thash: “Si guxove të ma bësh këtë?!”. Më tha: “Mos u frikëso, ti do jesh e fejuara ime… femër më të bukur për martesë sesa ajo që është e virgjër nuk ka për një mashkull shqiptar ashtu siç jam unë…”. Gjithë trupi im dridhej dhe e ndieja veten të mërzitur se si arrita deri në atë veprim pa bërë aktin e fejesës më parë me të. Kur më tha ashtu, e ndjeva veten më të sigurt dhe më të lumtur se me të vërtetë kisha zgjedhur njeriun e duhur për të qenë fati im i jetës.
Pas disa orësh u ktheva në shtëpi e këputur dhe këmbët nuk po më mbanin. U ndezën zjarret e trupit tim dhe pas dy ditësh vetë i shkova në shtëpinë e tij të madhe dhe luksoze dhe e pyesja veten: O Zot, çfarë më gjeti kështu mua?! M’u errësua bota në sytë e mi dhe fillova të qaj me një vaj të hidhur: doja ta kisha pranë, sepse nuk mund të rrija tashmë larg tij. E dija se ishte dashuria ime e parë dhe e tërë kjo nguti më shkaktoi vuajtje dhe tjetërsim të jetës sime. I lash pas dore studimet dhe u keqësua gjendja deri në shkallën e fundit. Askush nga familja ime nuk dinte se çfarë fshihja, në kohën kur unë mbahesha me shpresën se ai do të fejohej me mua.
Më kishte xhiruar në videokasetë…
Kaluan disa ditë dhe nuk u pamë dhe as nuk u dëgjuam. Por, është e dhimbshme të thuhet se çfarë ndodhi më pas. E pabesueshme ishte për mua dhe vdekjeprurëse. Ra zilja e telefonit, e ngrita receptorin dhe zëri i tij më thoshte se donte të më takonte për një gjë të rëndësishme. Në fillim u gëzova, sepse mendova se kjo gjëja e rëndësishme ishte për të rregulluar punën e fejesës sonë aq të shumëpritur për mua. Dola shpejt për ta takuar dhe mendova se sa të më shikonte do të më përqafonte me mall si bënte zakonisht. Por, jo… Fytyra e tij ishte e vërejtur dhe e vrazhdë. U ulëm në një lokal të qetë dhe ai më tha në sy: Sa për fejesën tonë as mos e mendo kurrë! Dua që të jetojmë bashkë pa lidhur fejesë…”.
Gjaku më vloi dhe humba kontrollin. Po atë moment e qëllova më shuplakë me sa fuqi që pata dhe dola jashtë me shpejtësi. I poshtër! Idiot! Nuk lashë gjë pa i thënë. Ai më tha me butësi: “Të lutem, ktheu të bisedojmë!”. Mendova se bëri shaka me mua dhe ktheva kokën dhe pash në duart e tij një kasetë videoje. U ktheva dhe më tha të shkoja me të dhe të shikoja se çfarë kishte në atë kasetë dhe do të mbetesha pa mend. Shkova në shtëpinë e tij, ashtu me nerva të tendosur dhe e vendosi kasetën për ta shikuar. Më lëshuan këmbët në dysheme: ai kishte incizuar seksin tonë në shtratin e tij. Shihesha e tëra lakuriq herë mbi trupin e tij dhe herë poshtë tij, duke mos e njohur veten. I thash se çfarë ke bërë, o i poshtër, o i pabesë… Ai më tha se kjo kasetë do të jetë në duart e tij si armë për të më vrarë pak nga pak, nëse nuk i bindesha tash e tutje urdhrave të tij. Ma turbulloi orientimin, saqë fillova të qaja me të madhe, sepse ai nuk ishte vetëm shkatërrimi im, por edhe i familjes sime në përgjithësi. E dija fatkeqësinë time: përgjigja ime ishte se unë duhej t’i përgjigjesha atij me trupin tim. U mundova më kot të kapja atë videokasetë dhe ta shkatërroja, por nuk ia arrita qëllimit. Rashë në prangat e tij dhe e nisa të kaloja jetën time në shoqëri me shokët e tij në vende të ndryshme. Familja ime edhe më tutje nuk dinte gjë dhe të gjithë ende besonin se unë jam vajzë e ndershme dhe studente e dalluar.
Por, unë jetoja në mes të fundosjes së poshtëruar dhe nuk mund të lëvizja prej tij. Ishte ai djali që kishte shkatërruar jetën time dhe të shumë vajzave të pafajshme para dhe pas meje, siç mësova më vonë. Vendosa t’i hakmerresha një ditë: shkova në lokalin ku e dija se rrinte zakonisht dhe e godita në kokë me një copë hekuri dhe ika me vrap. Askush nuk më ndoqi dhe të nesërmen dëgjova se ishte shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mendova se shpëtuan vajzat si unë prej sherrit të tij, por ai ende është gjallë dhe i rrezikshëm. Tash, sa herë që e mendoj atë kasetë, më dukej sikur kamera më pasqyron mua dhe gjithë trupin tim lakuriq kudo që eci, kudo që shkoj…